Monitorët që shkaktojnë aksidentet, ekspertët: Të hiqen menjëherë, jashtë çdo rregulli

Shqipëria

Monitorët që shkaktojnë aksidentet, ekspertët: Të hiqen menjëherë, jashtë çdo rregulli

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Në rrugët e Tiranës prej kohësh janë vendosur në kryqëzimet e saj disa monitorë me përmasa të madha të cilët reklamojmë produkte të ndryshme. Por sipas eksperteve rrugorë stacionimi i tyre në kryqëzime po bëhet shkak i aksidenteve rrugore. Ata i bëjnë thirrje policisë rrugore për marrjen e masave.

Prej kohësh në disa kryqëzime të kryeqytetit  janë vendosur ekrane të mëdha, që here pas here transmetojnë reklama të ndryshme.

Por vendosjen e tyre ne distancë dhe lartësinë  e gabuar,  ekspertët e shohin si shkaktar të aksidenteve rrugore.

Sipas ligjit për reklamat në rrugë dhe mbi mjetet rrugore është e ndaluar vendosja e tyre në vende te dukshme nga mjetet që kalojnë në rrugë pasi ato mund të ndikojnë në drejtimin e makinës.  

Inxhiner Mamir Hodo në lidhje me vendosjen e tyre përgjegjës bën bashkine e Tiranës.

“Bashkia duhet të veprojë në përputhje me ligjin, nuk duhet që bashkia të dalë kundër normave që përcakton kodi rrugor. Në këtë rast janë drejtuesit e mjeteve, ku këndvështrimi i tyre bie drejtpërdrejt mbi reklamën.”

Po ashtu sipas inxhinierit në këto reklama shfaqet shpesh here ngjyra e kuqe e cila tërheq më shumë vëmëndjen e drejtuesve të mjeteve.

“Reklama është me ngjyrë të kuqe dhe kjo i tërheq vëmendjen drejtuesi të mjeteve.  Kush merret me vendosjen e reklamave ka vepruar gabim.”

Eksperti i aksidenteve rrugore Arben Luzi duke cituar kodin rrugor thote se këta monitor janë jashte cdo rregulli të lejuar.

“Kontrolli karshi këtyre reklamimeve, sepse këto bëhen pengesë për përdoruesit e rrugës duke ju tërhequr vëmendjen dhe duke ndodhur aksidente. Këto duhet të hiqen.”

Ai gjithashtu kërkon që nga policia të merren masa për parandalim e aksidenteve rrugore.

“Në këtë moment nga ana e policisë rrugore duhet të merren masa, që këto lloj reklamimesh të mos jenë në kryqëzime të rrugëve."

Përveç trafikut që shkaktohet në Tiranë por edhe prezencës së mjeteve të tonazhit të rëndë tashmë qytetarët duhet të jenë edhe më të kujdesshme në drejtimin e mjetet e të tyre në mënyrë parandalimin e fatkeqësive rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat