​36,238 fëmijë të lindur në këtë vit në Shqipëri, familjet marrin bonusin e bebes

Shqipëria

​36,238 fëmijë të lindur në këtë vit në Shqipëri, familjet marrin bonusin e bebes

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:49
Ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet Facebook ka njoftuar se 36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti

Bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes.

“Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.

Me buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur”, ka shkruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat