Në Infektiv shtrohen çdo ditë 20 pacientë

Shqipëria

Në Infektiv shtrohen çdo ditë 20 pacientë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Në infektiv çdo ditë shtrohen rreth 20 pacientë, pjesa më e madhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas infeksionistes Migena Qato, ka pasur një shtim të rasteve tek moshat e reja të cilat po paraqiten me insufiçencë respiratore dhe simptoma të tjera të rënda. Shkak mund të jetë varianti Delta.

“Numri i rasteve ka variuar nga 15 deri në 20 raste. Format mbi mesataren. Janë duke u trajtuar pacientë në gjendje vërtet kritike për jetën,” thotë ajo.

Çdo ditë po humbasin jetën moshat mbi 50 vjeç. Shkak është paraqitja vonë në spital, por edhe mungesa e vaksinimit, që tek moshat e reja është më shqetësuese.

Ekspertët e shëndetit nuk e përjashtojnë një rritje të rasteve me Covid. Ata bëjnë apel për vaksinim pasi pacientët që i kanë marrë dozat, pavarësisht shtrimit në spital kanë një ecuri më të mirë të sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat