Mazhoranca voton planin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit pa praninë e opozitës në Komision

Shqipëria

Mazhoranca voton planin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit pa praninë e opozitës në Komision

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 13:21
Foto

Mazhoranca socialiste ka miratuar këtë të mërkurë pa praninë e anëtarëve të opozitës versionin e saj të planit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtarët socialist me forcën e kartonëve nuk votuan miratimin e planit të hetimit të prezantuar nga Partia Demokratike.

Kryetari i këtij komisioni hetimor, Enkeled Alibeaj refuzoi kërkesën e PS-së për të hedhur në votim, që kreu i SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm të mos thirreshin si dëshmitar në Komision.

Socialistët shtuan në listën e dëshmitarëve edhe deputetët demokratë Xhelal Mziu dhe Albana Vokshin.

Sipas tyre, Mziu dhe Vokshi kanë deklaruar se kanë dije për strukturën e mbrojtjes së votës në PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat