Fermerët protestojnë, Rama i pret në Kuvend. Pa zgjidhje, por me një takim

Shqipëria

Fermerët protestojnë, Rama i pret në Kuvend. Pa zgjidhje, por me një takim

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 16:11
Protesta

Edhe pse i ka pritur në një takim, kryeministri Edi Rama nuk u ka dhenë zgjidhje kërkesave të fermerëve të cilët protestuan kundër paketës fiskale para Parlamentit.  Kreu i PD Lulzim Basha dhe deputeti socialist Erion Braçe bien dakord kundër qeverisë, duke argumentuar se paketa fiskale favorizon të fortët dhe falimenton bujqësinë.

Tirane- Prej ditësh, fermerët e Lushnjes i kërkojnë qeverisë që të mos mos miratojë paketën fiskale pa marrë parasysh 6 kërkesat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar nga qeveria.

U desh që fermerët e Lushnjes të protestonin para Parlamentit dhe mediave në kryeqytet që kryeministri Edi Rama t’i takonte ata në ambjente e brendshme të Kuvendit.

Në takimin me përfaqësuesit e fermëreve, kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga ministret e kabinetit nuk u ka zgjidhur hallin e tyre, por i ka caktuar në axhenden e tij për një takim.

Pakënaqësinë e rezultatit, fermerët nuk arriten t’ja shprehnin kreut të qeverisë, por e bënë përpara kamerave.

Takimin e ramës me fermërët, Kreu i PD Lulzim Basha nga televizori e kishte parë si një shfaqje teatrale.

Kundër heqjes së rimbursimit të fermerëve dhe vendosjes së tvsh për inputet bujqësore ka dalë edhe deputeti socialist Erion Braçe.

Braçe kundër qeverisë: Nëse e miratoni paketën fiskale 2022, fermeri do marrë fund

Ndërsa LSI-së ka depozituar në Parlament 3 amendament për bujqësinë, të cilat zgjidhin kërkesat e fermerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat