Lirohet nga detyra prefekti i Fierit Baki Bala, kush e zëvendëson?

Shqipëria

Lirohet nga detyra prefekti i Fierit Baki Bala, kush e zëvendëson?

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të prefektit të qarkut Fier Baki Bala.

Këshilli i Ministrave  emëroi Lefter Shehaj në detyrën e prefektit të Fierit.

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Baki Bala, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Lefter Shehaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ARBEN AHMETAJ

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat