“I ka trokitur fati në derë”, Çani kap detajin në deklaratën e zyrtarit amerikan dhe paralajmëron betejën e re politike

Shqipëria

“I ka trokitur fati në derë”, Çani kap detajin në deklaratën e zyrtarit amerikan dhe paralajmëron betejën e re politike

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 00:23
Arian Çani

Gazetari Arjan Çani shprehet i bindur se vizita e të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor në Tiranë fuqizon figurën e Bashës.

Sipas tij, janë disa mesazhet që përcjell takimi i Gabriel Escobar me Bashën në selinë blu. 

“Vizita e Escobarit dy ditë para Kuvendit të doktorit për mua është në favor të Lul Bashës. Delegatët nuk është se ndërrojnë mendje, por mendoj se me ardhjen e Escobarit të paktën siguroi një gjë: që gjithë ato hipoteza që hidheshin në media, se do t’ia merrnin selinë, mendoj se Luli tani është më i qetë. Doktori ka guxim, por nuk mund ta bëjë dot tre ditë më mbrapa. Në këto momente ai nuk i ka pozitat shumë të favorshme. Kemi një model Berisha vs. Basha plus.

Escobar hodhi sot poshtë zërat që Basha nuk merrte dot vizë për në Amerikë. Sado të shpotitim Bashën, le të themi se po i troket fati në derë, sepse ai ka ardhur këtu pa ndonjë betejë politike.”, tha Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat