Kuvendi i PD, Topalli: Sot është dita më e bukur politike pas 30 vitesh

Shqipëria

Kuvendi i PD, Topalli: Sot është dita më e bukur politike pas 30 vitesh

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 11:02
Jozefina Topalli

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka reaguar lidhur me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që është iniciuar nga Sali Berisha.

Në një postim në mediat sociale, Topalli shkruan se sot është disa më e bukur e politikës pas 30 vitesh dhe shton se sot është ushtrimi demokratik më i veçantë.

“Kjo është dita më e bukur politike pas 30 vitesh. Ajo që po ndodh sot është ushtrimi demokratik më i veçantë. Sot delegatët dhe anëtarësia e PD po bën histori”, shkruan ish-nënkryetarja e PD.

Topalli është një nga ish-zyrtarët e Partisë Demokratike e cila është shprehur pro lëvizjes së Sali Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat