Topalli sulmon Bashën, publikon pamjet që tregojnë kontrast të madh: Mbete vetëm si enveristët!

Shqipëria

Topalli sulmon Bashën, publikon pamjet që tregojnë kontrast të madh: Mbete vetëm si enveristët!

Nga: A.ZH Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 17:48
Basha i vetëm, Berisha mbush stadiumi "Air Albania"

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka sulmuar kryetarin e PD-së Lulzim Bashën.

Teksa ka publikuar dy foto si krahasim nga tubimi i Bashës dhe nga Kuvendi i sotëm i Sali Berishës, Topalli ka thënë se Basha ka mbetur vetëm, si enveristët në 1991, përcjell Bota sot.

Ajo ka paralajmëruar se Basha nuk do ta ketë më as vulën e PD-së.

Reagimi i Topallit në Facebook:

Kontrasti i madh.

LB ka mbetur vetëm, si enveristët në 1991.

I pa aftë për t’u turpëruar.

Tani nuk do kesh më as vulën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat