Abuzim me tenderë, arrestohet kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe drejtori i Prokurimeve Publike

Shqipëria

Abuzim me tenderë, arrestohet kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe drejtori i Prokurimeve Publike

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar nën kryetarin e Bashkisë Lushnjë, Gentian Nushi dhe drejtorin e Prokurimeve Publike, Leonard Sefa për abuzimin me një tender për asfaltim rrugësh.

Ndërkohë GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 2 zyrtarët të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzime me tenderët.

Shkeljet ligjore në dokumentet e tenderit janë kryer në bashkëpunim dhe me kryetarin e Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.

Tushe u arrestua së bashku me disa nga vartësit e tij në bashki për tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat