Këlliçi: Bashës i intereson konflikti! Sapo të zgjidhen debatet në PD energjia opozitare do të kanalizohet te Rama

Shqipëria

Këlliçi: Bashës i intereson konflikti! Sapo të zgjidhen debatet në PD energjia opozitare do të kanalizohet te Rama

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, deklaroi se ngritja e Komisionit të Rithemelimit ishte i domosdoshëm për shkak të situatës që po kalon Partia Demokratike.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Këlliçi foli edhe për Kuvendin e 18 dhjetorit, për të cilin tha se anëtarët kanë qenë në terren dhe se po punohet për ngritjen e pikave të votimit.

“Analogjia shkon vetëm me PD dhe situatën e përfshirë që PD ka kaluar pas ’97. U desh ngritja e një Komisioni Rithemelimi për të dalë nga situata  dhe analogjia e vetme ka të bëjë me këtë moment ku aktualisht kemi qenë në një periudhë të vështirë të forcës tonë politike. Pra është një ushtrim që është bërë njëherë dhe ka rezultuar i suksesshëm dhe tani është momenti për të bërë sërish”, tha ai.

Çfarë pritet nga Kuvendi i 18 dhjetorit?

Këlliçi: Sot kemi qenë në terren të 29 anëtarët. Ka një tentativë nga ana e zotit Basha vijon të shkarkojë kryetar dhe sekretar degësh dhe pse është i shkarkuar vetë. Po vendosim të gjitha pikat e votimit. Ne nuk na intereson konflikti dhe konfrontimi, siç i intereson Bashës. Të gjitha ata që janë kundër shkarkimit të zotit Basha le të vijnë të votojnë.  Jam i bindur se të gjithë e dinë tani ku qëndron shumica. Nëse ka një person që i intereson që Basha të qëndrojë në PD është vetëm Rama. Rrethoi me blinda PD, a thua se do të uzurponin PD-në. Nuk ka nevojë asnjë forcë e Policisë së Shtetit të vijë për të mbrojtur selinë e PD. Më vjen keq vetëm se i kemi dhënë mundësinë këtij individi të filozofojë, ky që duhet të ishte i pari që duhet të ndëshkohej. Ky debat i brendshëm në PD ishte i nevojshëm, sapo të përfundojnë çështjet e brendshme e gjithë energjia opozitare do të kanalizohet tek Rama.

A rrezikon që dalja në shesh të prodhojë lajm për drejtësisë?

Këlliçi: Nuk e besoj. Debatet e brendshme i bëjmë në shtëpinë tonë. Unë nuk ndërroj pozicion nga fakti se edhe më i keqi në PD është më i mirë se pjesëtarët nga PS-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat