Çani tregon pse i duhet PD Bashës: Ky është stacioni i parë i tij

Shqipëria

Çani tregon pse i duhet PD Bashës: Ky është stacioni i parë i tij

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 23:20
Arian Çani

Sipas gazetarit Arian Çani liderit të PD Lulzim Basha i duhet PD sepse shpreson që KQZ ta njohë në zgjedhjet e 2023-shit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCNTV Çani tha se të gjithë ata që duan të bëjnë karrierë në Shqipëri do shkojnë te ai para zgjedhjeve të 2023-shit.

Ky sipas tij është stacioni i parë i Bashës.

“Basha shpreson që KQZ do njohë Lulzim Bashën. Deri në 2023 duke e ditur mirë që gjykatat do ti ketë me vete sepse i kontrollon Rama, amerikanët i ka me vete, ai mendon se në 2023 në zgjidhjet lokale kë do njohë KQZ? Duke bërë këtë llogari Basha thotë se duke qenë se do ketë prioritetin të gjithë ata që do të duan karrierë do shkojnë tek ai. Ai shpreson se fluksi i njerëzve do shkojë tek ai. Për këtë i duhet Bashës PD. Ky është stacioni i parë i Bashës”, tha Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat