"Pjesë e një organizate kriminale" Arrestohet 33-vjeçari në Berat, Belgjika e ka dënuar me 5 vite burg për transport kokaine

Shqipëria

"Pjesë e një organizate kriminale" Arrestohet 33-vjeçari në Berat, Belgjika e ka dënuar me 5 vite burg për transport kokaine

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Policia e Beratit ka arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar.

Uniformat blu bëjnë me dije se 33-vjeçari  ishte dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata Belge për veprën penale “Import, eksport, transport të lëndëve narkotike (kokainë), si pjesëmarrës në organizatë kriminale.

Sipas njoftimit të policisë, "u arrestua shtetasi Kristi Greku alias Ergis Shehu, 33 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka bërë shkurtimin e vendimit nr 28, datë 09.12.2021, për caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg", pasi Organet Gjyqësore Belge e kanë dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Import, eksport, transport të lëndëve narkotike (kokainë), si pjesmarrës në organizat kriminale."

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat