Rezultatet përfundimtare të votimit në referendumin për shkarkimin e Bashës

Shqipëria

Rezultatet përfundimtare të votimit në referendumin për shkarkimin e Bashës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 08:39
Sali Berisha te selia e PD-së

(E plotësuar 21:25) - Vokshi jep rezultatet përfundimtare të votimit në referendumin për shkarkimin e Bashës

Deputetja Albana Vokshi, ka treguar se mbi 44 mijë demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga kreu i PD.

Ajo po lexon të gjitha rezultatet e votimeve në të gjitha qytetet e Shqipërisë. 

Sipas Vokshit në total kanë votuar 43 mijë e 835 demokratë pro shkarkimit.

***

Janë publikuar rezultatet e para pas përfundimit të referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Vlorë

Nga 1365 anetarë 903 anëtarë kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, 8 kundër ndërsa 2 të pavlefshme.

Kuçovë:

Nga 423 votues, 416 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës, 2 kanë votuar kundër dhe 5 vota ishin të pavlefshme.

Gramsh

377 anëtarë të PD kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, ndërsa 3 kanë votuar kundër.

Peqin

300 anëtarë të PD kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, ndërsa 2 kundër.

Selenicë

255 anëtarë kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, 2 kundër.

Librazhd

Pro shkarkimit të Bashës kanë votuar 438 anëtarë, ndërsa kundër 2. Të pavlefshme kanë rezultuar 4.

Skrapar

116 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës dhe 1 ka votuar kundër.

Përfundon numërimi në këto qytete, cili është vendi ku demokratët votuan të gjithë pro shkarkimit të Bashës

Në Vlorë perfundon procesi i numërimit. Në total kanë qenë 913 votues. Nga te cilat 903 vota kanë qenë pro shkarkimit te Bashës. 8 prej tyre kunder dhe 2 janë shpallur të pavlefshme. Ndërsa në total në Vlorë numërohen plotë 1365 anëtarë të PD.

Në degën e PD në Fushë Kruje, nga 870 votues, moren pjesë 514 persona, nga këto, 12 vota kundër shkarkimit te Bashës, ndërsa të tjerat kanë qenë pro shkarkimit të tij.

Në Korçë, kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës 696 persona, kundër 8 persona dhe janë shpallur të pavlefshme 3 vota.

Kruja është qyteti i vetëm ku deri më tani Kruja nga 517 vota, të gjitha kanë qenë pro shkarkimit tëe Bashes, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

***

Pas përfundimit të votimeve është zyrtarizuar edhe qarku i parë që ka përfunduar procesin e numërimit.

Kukësi është qyteti ku anëtarët e PD, kanë shkarkuar Bashën. 839 vota gjithsej. Pro 835, kundër 2, e pa vlefshme 1. Antarë gjithsej 2084.

Nis procesi i numërimit të votave

Që prej orës 08:00 të mëngjesit nisi referendumi i thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Ndonëse u caktua që në orën 17:00 të mbyllej procesi i votimit, u vendos që të shtyhej me një orë dhe nëse do të kishte fluks, të vijonte procesi derisa të votonte edhe anëtari i fundit i PD.

Ndërsa në disa vende vijon të jetë i hapur procesi i votimit, në të tjera është mbyllur kutia dhe ka nisur numërimi i votave.

Pogradec – 502 pro, 5 kundër, 3 të pavlefshme

Kolonjë: 404 vota pro shkarkimit, 0 kundër, 0 të pavlefshme

***

Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit për Rithemelimin, Flamur Noka ka dhënë detaje nga votimi i demokratëve për përjashtimin e Lulzim Bashës.

Në një prononcim për mediat nga qendra e votimit që mbulon, Noka u shpreh se sot mbështetësit e PD-së i janë drejtuar masivisht kutive të votimit, madje dhe më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjithashtu, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe numrin e delegatëve që kryedemokrati Basha pretendon se ka në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Flamur Noka: është moment historik në aspektin politik, sepse demokratët po vendosin sot për t’u ndarë nga pengmarrja e vullnetit të tyre për t’u futur në një periudhë tjetër ku do ndjehen më të bashkuar e fitues. është moment që duhet shënuar. Siç e keni parë, si kurrë ndonjëherë një vërshim i anëtarëve të PD cep më cep drejt qendrave të votimit. Jeni dëshmitarë të një procesi transparent, më të pastër se kurrë. Do të ngelet në histori. Sot demokratët kanë vendosur për t’u ndjerë më lirë.

A janë shifrat e Bashës më të larta se në Kuvendin e Berishës?

Flamur Noka: Në një sallë me 1800 karrige, Lul Brava kishte vendosur 5400 delegatë. 3 delegatë për karrige. Kjo është për barcaleta. Kjo është arsye pse demokratët janë vëshuar lumë drejt kutive. Shifrat ua ka dhënë Komisioni i Operacioneve Elektorale. Atë që keni parë, si kurrë ndonjëherë, shumë më tepër se më 25 prill, i janë drejtuar sot demokratët drejt kutive të votimit.

***

Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale ka vendosur që orari i votimit të shtyhet deri në orën 18:00.

Nëse edhe pas orës 18:00 ka fluks votuesish pranë qendrave të votimit, procesi i votimit të vijojë deri sa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i Partisë Demokratike, njofton Komisioni.

34.105 demokratë kanë votuar deri në orën 15:00, në referendumin për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, sipas Albana Vokshit.

Vokshi dha raportimin e radhës, për procesin e votimit në të gjithë vendin, ku theksoi se shifrat janë siç i kanë dërguar komisionerët.

Në Shkodër, kanë votuar 3660 demokratë, në Lezhë 2670, në Kukës 15550, në Dibër 1529, në Tiranë 7536, në Elbasan 2796, në Berat 893, në Korçë 2655, në Fier 3415, në Gjirokastër 1288, në Vlorë 1273.

Image
Pamje nga votimet

“Në shumë qendra votimi, është tejkaluar numri i votuesve të datës 13 qershor për Lulzim Bashën (kur Basha u rizgjodh kryetar). Fluksi është i lartë dhe presim që të vazhdojë të jetë i lartë. Disa mbarojnë punën në pesë, do t’i presim, do t’i japim të gjithëve të drejtën e votës”, deklaroi Vokshi.

Votimi në referendumin e thirrur nga Berisha nisi sot në orën 08:00, për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Këto janë qytetet ku është mbyllur votimi për shkarkimin e Bashës

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollit e Operacioneve Elektorale mori vendimin për të shtyrë orarin zyrtar të mbylljes së votimeve.

Dissa prej qarqeve zyrtarisht kanë mbyllur votimet.

Raportohet se nuk ka më anëtarë jashtë qendrave të votimit.

Konkretisht janë mbyllur votimet 10 minuta pas orarit zyrtar 17:00, në qytetin e Durrësit, Kolonjës, Pogradecit, Kulësit, Tropojës, Hasit dhe Mallakastër.

Dalin rezultatet e votimit deri në orën 15

 Albana Vokshi jep rezultatet e votimit deri në orën 15:00.

“Raportimi i radhës për pjesëmarrjen në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Raportimi është sipas komisionerëve në 107 qendra votimi deri në orën 15:00, jemi në qendrën e votimit numër 1, ku është tentuar pengimi i votimit nga ana e personave të porositur nga Lulzim Basha, ku është hedhur vaji dhe plastifikuar dyert, por asgjë nuk e pengon vullnetin e sovranit demokrat për shkarkimin e Lulzim Bashës, kemi ndenjur larg provokimeve, dhe votimi ka qenë i qetë, përveç një rasti për pengesë nga Rama në Bashkinë Cakran, komisionerët të mbajnë hapur qendrat e votimit derisa të votojë demokrati i fundit, mos i mbyllin në 17:00.

Shkodër 3660

Lezhë 2670

Kukës 1550

Dibër 1529

Durrës 4940

Tiranë

Elbasan 2996

Berat 893

Korcë 2655

Fier 3415

Gjirokastër 1288

Vlorë 2783

Në total 34 105”, tha Vokshi.

Çdo anëtari të PD-së që voton për shkarkimin e Bashës i fotografohet ID-ja si element transparence

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka vendosur që për arsye transparence të fotografohet karta e identitetit të çdo votuesi në referendumin që po mbahet për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së.

Image
Sali Berisha

Prej orës 08:00 të së dielës, anëtarët e Partisë Demokratike kanë nisur të marrin pjesë në referendumin për shkarkimin e kreut të partisë, Lulzim Basha.

Referendumi është thirrur pas Kuvendit të mbledhur nga firmat e ish-kryeministrit Sali Berisha. Procesi i votimi në të gjitha degët e PD-së në rrethe pritet të përfundojë në orën 17:00.

Në të gjithë vendin janë 106 qendra votimi. Në qarkun e Tiranës janë 22 qendra, ku në qendrën nr.2 ka votuar dhe ish-kryeministri Berisha.

Komisioni i Rithemelimit ka ngritur edhe Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit, ku kryetare do të jetë Albana Vokshi. Ndërsa anëtarë janë: Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi dhe Keltis Kruja.

***

Ka nisur pa probleme votimi në katër bashkitë e qarkut Dibër. Megjithëse temperatura të ulëta procesi i votimit ka nisur në orët 08:00, sipas udhëzimit.

Deri më tani nuk raportohet për probleme, ndërsa ka interesim edhe pse kushtet e motit janë të ftohta. Zgjedhjet për referendumin për shkarkimin e z. Basha do të mbahen në 4 Bashki të Qarkut Dibër:

Bashkia Dibër

1 Qendër Votimi (Pallati Kulturës)
Nr. Votuesve anëtarë të PD në zgjedhjet e fundit 1150.

Bashkia Bulqizë

1 Qendër Votimi( Pallati Kulturës)
Nr. Votuesve anëtarë të PD në zgjedhjet e fundit 1694

Bashkia Burrel

2 Qendra votimi (Pallati i Kulturës Mat dhe lokal privat në Klos)
Nr.votuesve anëtarë të PD në zgjedhjet e fundit 1075

***

 Jashtë dyerve të qendrës së votimit, të vendosur para ambasadës amerikane, ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për çështje të ndryshme të aktualitetit, lidhur me akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës dhe SHBA.

Lidhur me akuzat për dosjen e “Toyota Yarsi”, Berisha tha se “Unë nuk kam mbajtur asnjë sekret. Sa i përket ‘toyota yaris’, në dijeninë time Prokuroria ka hapur një çështje, Lulzim Basha ka bërë deponimin. Unë Bashës i kam thënë që ti ke prishur hetimin. Unë di që ai është thirrur në hetim. Kam dëshmuar publikisht se cfarë i kam thënë atij. Drejtësia belge po e ndjek dhe kam beism se do t’i shkohet deri në fund”.

Pyetje-përgjigje:

A jeni i gatshëm të përballeni me SPAK pas shpalljes “non grata”?


S’kam refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoj DASH, cdo qeveri, cdo individ, të paraqesë cdo fakt e dokument që ka kundër Sali Berishës. Ju siguroj se sikundër deri sot, edhe 100 vjet të tjera, do mbeten duarbosh.

Do ketë sërish përplasje në selinë e PD ditën e protestës?

Vendimi grumbullimit të demokratëve ditën e hënë do të jetë oborri i selisë së PD, oborri i selisë së tyre, jo për protestë aty, se aty është vendi për t’u nisur. Ftoj të gjithë demokratët të bashkohen dhe të protestojnë para Kryeministrisë. Ne do mblidhemi në selinë e PD dhe ne kemi thirrur protestën, ndërsa nuk di që Lulzim Brava të ketë thirrur protestë. Selia e PD nuk është shtëpia e Bashës, nuk është prona e tij, ajo është selia e demokratëve shqiptarë. Kështu nuk ka asnjë lloj dyshimi që janë të mirëpritur cdo demokrat. Mund t’iu them që ka një angazhim shumë të madh. Lulzim Brava në ora 5 pasdite merr verdiktin që meriton.

Betejë kundër SHBA?

Nuk jam unë që merrem me protokollin e diplomatëve në Tiranë, ata kanë protokollin e tyre. Kjo nuk është betejë kundër asnjë vendi të lirë, e aq më tepër kundër SHBA. Është betejë për lirinë, për votën e lirë në Shqipëri. Kështu, unë mendoj se betejë kundër lirisë dhe vendeve të lira bën Lulzim Brava, që deklaron se SHBA pranoi plaçkitjen e votës nga Edi Rama, për shkak të Sali Berishës. Betejën time personale unë e kam në Gjykatën e Parisit.

A do përballeni në gjykatë për statutet?

Statutën shkojnë në gjykata jo për t’u hedhur poshtë apo për t’u miratuar, shkojnë për t’u regjistruar. Gjykatësi i lexon nëse ato kanë nene që nuk përputhen me Kushtetutën e Shqipërisë. Patjetër që në këtë rast kanë të drejtë t’i refuzojnë gjykatat.

Akuzat se lëvizjet tuaja janë antiamerikane…

Ata që e cilësojnë antiamerikanë këtë, janë njerëz të verbër, se në fakt ky revolucion më shumë se cdo lëvizje tjetër pas ’90, po mbjell në këtë vend vlera të lirisë, që janë të konsoliduara në SHBA, më shumë se kudo. Ky është një revolucion demokratik në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do i rikthejë shqiptarëve votën e lirë, revolucion që nuk ndalet më nga asgjë. Edi Rama, jo të ndërrojë xhaketën, por dhe lakuriq po të dalë, nuk mund të ndalojë kurrë vrullin e këtij revolucioni.

2700 anëtarë të Partisë Demokratike votojnë në Durrës

Në Durrës, 2700 anëtarë të Partisë Demokratike janë thirrur të shprehin me votë vullnetin e tyre në referendumin e anëtarësisë, për ratifikimin e shkarkimit të kryetarit Lulzim Basha.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08.00 në hollin e teatrit të Durrësit, ku janë vendosur 2 qendra votimi. Për t’u ardhur në ndihmë anëtarëve të PD-së në Sukth, Manëz dhe Ishëm është ngritur dhe një qendër tjetër pranë një lokali në Sukth.

Ndërkohë rreth 800 anëtarët e degës së Shijakut janë thirrur të votojnë në dy qendrat e ngritura pranë shtabit qendror të partisë te 4 Rrugët.

Dega Krujë numëron rreth 700 anëtarë, që do të votojnë në dy qendra votimi të ngritura një në Thumanë dhe një në Krujë. Në Krujë e Thumanë votohet në lokale, ambiente të marra me qira.

Ndërkohë dega e Fushë-Krujës me afro 850 anëtarë po e zhvillon votimin në selinë e degës.

**

Bar Amerika”, është ambjenti ku ish kryeministri Sali Berisha ka votuar në referendumin e thirrur prej tij për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD.

Berisha është pritur me ovacione nga mbështetësit ndërsa shkonte për të votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

“Ditë historike për lirinë, shpresën e PD, shoqërisë shqiptare në tërësi. Ky është referendumi i parë në 30 vite i thirrur nga anëtarësia e një partie politike për të shkarkuar peng kryetarin me fjalë të tjera atë që do hyjë në analet politike të Shqipërisë, si Lulzim Brava.

Pra, nëse ky është referendumi i parë që demokratët thërrasin vetë për një vendim historik ju rikujtoj këtu se në 2009 është mbajtur një referendum tjetër ku anëtarësia është ftuar nga kryetari për të mos votuar për kryetarin. Tani cdo shqiptar të krahasojë dy botë, të lirisë dhe autokracisë. Duke rikujtuar këtë kontrast të madh, rikujtojmë se ky është referundimi i shpresës për cdo shqiptar.

Aq sa do të jetë amerika provokim. Është një vend që unë admiroj. Po të marrësh në një aspekt tjetër, nga ky Bar i vogël këtu i dërgohet një mesazh forcave konservatore në Europë e SHBA, anëtarësia po ushtron votën e saj të lirë, kundër një kryetari që u mor peng e pësoi metamorfozën më fatale që nuk e gjen as në romanet e Kafkës.” u shpreh Berisha.” -u shpreh Berisha në përfundim të procesit të votimit.

Berisha: Referendumi i parë në histori, anëtarësia do të shkarkojë Lulzim Bravën

Ish kryetari i PD-së, Sali Berisha  pas votës së tij në Referendumin për shkarkimin e Bashës është shprehur se sot është një ditë e shënuar për demokratët dhe për votën e lirë.

Ndër të tjera ai është shprehur se është anëtarësia që do të vendosë sot me votën e tyre shkarkimin e Lulzim Bravës.

“Për herë të parë në histori është anëtarësia që vendos për shkarkimin e Lulzim Bravës, nga ajo detyrë që siç dëshmoi nuk e ka merituar ndonjëherë, ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimin e PD-së dhe pluralizmit politik shqiptar. Ky është një ark madhor që ka dridhur themelët e narko shtetit. E patë kreun e Meduzës mbrëmë që përpiqej të tjetërsohej nga ajo që ëhstë.

E patë ju Lul Bravën që në anti kuvendin e tij ka mbledhë nga nxënë shkollash deri në personat me kryetarë me dy mandate të PD-së. Nga ana tjetër shikoni ngadhnimin e  opozitës së vërtetë, që ka sjellë entuziazëm dhe shpresë të madhe në Rini dhe në të gjithë shtresat e tjera të popullsisë në Shqipëri. Shikoni krahun tjetër sesi po shëmtohet çdo ditë  e më shumë me aktet e veta me ato që bën Lulzim Brava që e merr nga skenarët e kreut të Meduzës, që do të kenë të njëjtin fat”, ka thënë Berisha.

Nis procesi i votimit për shkarkimin e Bashës edhe në selinë e PD në Lushnje

Ka nisur në Lushnje procesi i votimit i referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Ndryshe nga rrethe e tjera ku votimi po kryhet në ambiente private, në Lushnje ky proces po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.

Në Lushnje janë 2750 persona të cilët kanë të drejtën e votës në këtë referendum.

Votimi ka nisur edhe në qytetin e Divjakës ku po zhvillohet në qendrën kulturore të këtij qyteti. Në Divjakë janë 1200 anëtarë me të drejtë vote

***

Nga qendrat e votimit në Durrës, ku votohet referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se si rrallë herë demokratët po vijnë masivisht të votojnë shkarkimin e Bashës nga kreu i partisë.

“Sot është një ditë shumë e madhe për demokratët. Është momenti ku i kemi kthyer anëtarësisë pushtetin për të vendosur ata me referendumin e sotëm. Me statutin e ri demokratëve i është dhënë fuqia për ratifikimin e organeve më të lartë. Sot votojmë shkarkimin e kryetarit që ka centralizuar partinë përtej cdo lloj caku. Ka shkaktuar një situatë të rëndë demokracie.

Në këtë proces ku po marrin pjesë në mënyrë masive, kthejmë PD në startin për t’u bërë gati për t’u përballur me Edi Ramën” u shpreh Bylykbashi ndërsa theksoi se Basha ka humbur pushtetin mbi demokratët.

“Basha përgjatë gjithë viteve duke mos i dhënë rëndësi organizimit të partisë ka cuar në një situatë problematike. Janë shumë më tepër demokratë, se në qershorin e këtij viti, ku demokratët duhet t’i bindje të vinin të votonin për Bashës. Sic e shihni sot po vijnë në numër të madh. Po vijnë demokratë që tregojnë me shumë krenari kartën e anëtarësisë prej vitit ’92. Basha ka humbur pushtetin mbi demokratët. Një kryetar që shkarkon partinë e vet duhet të largohet.” u shpreh Bylykbashi.

Në 1 orë në Kukës votojnë 130 persona, Elezi: Po vijnë në acar e borë, janë njerëz të lirë

Në qarkun e Kukësit brenda 1 orë kanë votojnë 130 anëtarë nga 2084 votues që janë në total si anëtarë të PD-së.

Ndërkohë, ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi u shpreh se votimi po zhvillohet në borë dhe se ata që po votojnë po e bëjnë me vullnetin e tyre të lirë.

Ai tha se kjo është një lëvizje e kërkuar nga poshtë dhe se Berisha nuk kishte rrugë tjetër për të zgjidhur situatën në PD.

EleziKam pasur reagim lidhur me shkeljet në PD nga liderat. Asnjë shtëpi nuk mund të ekzistojnë nëse nuk ka rregulla në familja. I njëjti fenomen ka ndodhur në PD. Iniciativat sikurse ka qenë kuvendi janë iniciative me vullnet të lirë. Kanë ardhur njerëz në kohë bore dhe acari, vetëm njerëz me vullnet të lirë mund ta bëjnë këtë. Këto nuk janë gjëra të imponuara.

Nuk kam se si të mos jemi pjesë sepse e kama kërkuar demokracinë nga poshtë. Vetëm lëvizja nga poshtë e zgjidh problemin. Berisha nuk ka pasur rrugë tjetër, për ta zgjidhur këtë çështje në PD. Lidershipi i partisë ka mbajtur peng opozitën dhe gjithë partinë

 Nis votimi për Referendumin në Shkodër

Votimi për shkarkimin e Bashës ka nisur edhe në bashkinë e Shkodrës!

Rreth 6300 anëtarë të Partisë Demokratike në këtë bashki kanë të drejtë vote sot, në referendumin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Në të gjithë bashkinë janë 9 qendra votimi, ku dy prej tyre janë në qytet.

Procesi i votimit ka nisur që prej orës 08:00, ndërsa deri më tani ka vijuar normalisht dhe pa probleme.

***

Demokratët fierakë sot që prej orës tetë të mëngjesit i janë drejtuar kutive të votimit për të votuar shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetrit të PD.

Votimi do kryhet në disa qendra votimi, por dy qendra kryesore do të jenë në ish godinën e UFO, pasi zyra e degës PD në Fier është e mbyllur ditë më parë me urdhër të Bashës.

Deputeti dhe ish kryetari i PD, i kësaj dege, Luan Baci ka pohuar se në UFO do jenë dy qendra votimi për qytetin e disa zona, por qendra votimi do të ketë në Ndërmenas, Vajkan, Cakran, Levan, Libofshë. Pritet një pjesëmarrje në votim të anëtarësisë deri në 80%, pohoi Luan Baçi.

Patos

Votmi në Patos: Anëtarësia e PD së kësaj dege do e kryej ne ambiente te nje lokali me hyrje te qytetit pasi dera e selisë se Partisë është mbyllur. Sipas ish sekretarit te kësaj dege Gazmend Halimi mësohet se nga afro 1100 anëtarë që numëron kjo degë ne Patos pritet qe rreth 750 te marrin pjesë ne votim, pra mbi 65% me 70%.

Roskovec

Demokratët e degës se PD së këtij qyteti do shkojnë te votojnë ne 2 qendra votimi, njëra do jete ne selinë e PD ose pranë kinoteatrit te qytetit dhe tjetra ne fshatin Strum pasi ktu pritet te votojnë anëtarësia e zonave Suk 1 dhe Suk2, Arapaj, Strum, Velmish etj. Sipas Melsi Xhaxho qe është edhe organizatori i kësaj dege per votimin e shkarkimit te ish kryetarit Lulzim Basha mësohet se kjo degë ka pasur listë fiktive te anëtarësisë por nga 550 anëtarë pritet qe ne votime te marrin pjesë rreth 330 anëtarë ose afro 60% e tyre.

Mallakastër

Edhe ne këtë zonë është planifikuar vetëm një qendër votimi ne qytetin e Ballshit. Kjo degë e PD per Mallakastrën numëron një anëtarësi prej 900 personash, nga te cilët pritet qe te marrin pjesë ne votime 600 prej tyre pra ti kalojë 65% nga konfirmimet paraprake qe ka bërë grupi organizator një ditë me parë qe drejtohet nga Resmi Shanaj.

***

 

Nis votimi në Lezhë

Ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve delegatët e Partisë Demokratike dhe mbështetësit e Bashës do të jenë pjesë e Kuvendit, nëpër rrethe mbështetësit e Berishës do të votojnë për referendumin për shkarkimin e Bashës.

Ka nisur procesi i votimit edhe në Lezhë, ku në rang qarku janë 5790 anëtarë që kanë të drejtë vote.

Në bashkinë e Lezhës janë 3334 anëtarë ku do të votojnë pranë Pallatit të Fluturës. Ndërkaq, në bashkinë Kurbin votojnë 1332 anëtarë, po ashtu pranë Pallatit të Kulturës, ndërsa në bashkinë Mirditë 1124 anëtarë, në një godinë përballë katedrales së qytetit.

Procesi ka nisur në të gjitha qendra që prej orës 08:00 të mëngjesit dhe po vijon normalisht, pa asnjë vonesë apo incident.

Ndërkaq, procesi i votimit ka nisur në të gjitha degët e PD në rrethe. Votimi do të zgjasë deri në orën 17:00 dhe të drejtë vote kanë 75 mijë demokratë.

Berisha zhvillon sot referendumin kombëtar për shkarkimin e Bashës

Teksa Lulzim Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha do të organizojë referendumin në të gjitha qytetet e vendit, ku do të votohet për shkarkimin e kreut aktual dhe rithemelimin e PD, vendime që u morën në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Referendumi do të nisë në orën 08:00 deri më 17:00 dhe tashmë bazat materiale janë shpërndarë dhe pritet nisja e votimit. Komisioni i Rithemelimit ka ngritur edhe Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit, ku kryetare do të jetë Albana Vokshi.

Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë demokratë me të drejtë vote në Bashkitë Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull të cilët do të shprehin verdiktin e tyre në referendum. Janë gjithsej 4 qendra votimi që do të jenë në Pallatin e Sportit, në lokal në qendër të Lazaratit. Në një lokal në Libohovë dhe tek ish-zyra elektorale e

Qarku Korcë ka 9 qëndra votimi, ku 2 prej tyre janë në ish-kinematë dhe 1 në qendrën kulturore të fëmijëve.

Në Durrës, 2700 anëtarët e kësaj partie janë ftuar në Pallatin e Kulturës të shprehin me votë vullnetin e tyre.

Dega Krujë, e cila ka rreth 700 anëtarë pritet të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë, ku do votohet në ambjente të mara me qera.

Ndërsa dega e partisë demokratike e Fushë Krujës ka 870 anëtarë. Votimi pritet të zhvillohet te qendra shëndetësore e ku është dhe zyra e partisë.
Në Berat referendumi do mbahet te Pallati i Kulturës.

Në Shkodër ku dera e Partisë Demokratike vijon të jetë e mbyllur me zinxhirë referendumi mbahet në 9 qendra, dy në qytet 7 në njesitë administrative. Shoqata e ish-të Përndjekurve u rendit në mbështetje të rithemelimit të Partisë Demokratike nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në Vlorë janë rreth 1400 anëtarë të PD-së, ku qendra e votimit do të jetë pranë selisë së PD. Ndërkohë nga një qendër votimi do të ketë edhe në Selenice e në Himarë.

Po kështu bëhet e ditur Komisioni i zhvillimit të referendumit në PD-Kukës po bënë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e referendumit për ratifikimin e vendimit nr.6 të Kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Koordinatori i PD-ës Kukës Fasli Gërmizi tha se të gjitha përgatitjet po bëhen në kohë rekord pa asnjë problem. Nesër janë thirrur për të votuar 2400 anëtarë të PD-ës në Kukës në ambientet e sallës së Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”.

Materialet kanë mbërritur dhe janë vendosur në pallatin e kulturës ku do bëhet votimi për referendumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat