Po punonte tek stadiumi “Air Albania”, bie nga lartësia 40-vjeçari

Shqipëria

Po punonte tek stadiumi “Air Albania”, bie nga lartësia 40-vjeçari

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 19:26
“Air Albania”

Një incident me pasojë plagosjen ka ndodhur pasditen e sotme në stadiumin kombëtar "Air Albania" në Tiranë.

Një punonjës ka rënë nga një lartësi e vogël, sipas policisë, por për fat është jashtë rrezikut për jetën.

"Me datë 18.12.2021, rreth orës 17:50, te stadiumi “Air Albania”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një lartësi e vogël, shtetasi H. M., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar," njofton policia.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat