Berisha në selinë e PD: Nisim zbatimin e vendimeve të Kuvendit, Bashës do t’i komunikohet me shkrim shkarkimi

Shqipëria

Berisha në selinë e PD: Nisim zbatimin e vendimeve të Kuvendit, Bashës do t’i komunikohet me shkrim shkarkimi

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 13:55
Sali Berisha

(E plotësuar 14:41) - Nga konferenca për mediat në selinë e PD-së, ish kryeministri Sali Berisha, paralajmëroi kreun e PD-së lidhur me referendumin e anëtarësisë për shkarkimin e tij.

Parlajmëroj deputetin Basha të mos imagjinojë t’i kundërvihet vendimit të referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit, ndërsa më heret njoftoi se kryedemokratit do i dergohet nje leter me shkrim per vendimin e referendumit.

“Anëtarët kanë vendosmërinë për të zbatuar vendimin. Komisioni do bëjë detyrën e tij për zbatimin e vendimit. Ftoj cdo deputet të PD, që e ndjen vehten deputet të kësaj force politike dhe jo deputet të lulzim Bravës, ftoj çdo deputet të PD që e ndjen veten njeri të lirë dhe jo të lancuar nga interesa të ndryshme, të vijë të marrë dosjen e votimit të degës nga e cila është zgjedhur deputet, dhe të marrë vendimet e duhura. Çdo akt në kundërshtim me këto vendime, përbën një mungesë të plotë besnikërie, politike ndaj atyre të cilët kanë derdhur lumenj djerse ndaj një deputeti apo një deputeti tjetër”, tha Berisha ndërsa i bëri ftesë cdo deputeti t’i bashkohet.

“I garantoj se do të gjejë një PD krejt tjetër nga ajo që kanë përjetuar këto 2 muaj. Do të të gjejë një PD të njerëzve të lirë të anëtarëve të lirë dhe unë në emër të komisionit i mirëpres ata.”- tha Berisha.

***

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon t’i qëndrojë akuzave të tij për persona të armatosur në selinë e PD.

“Pakica duhet të pranojë sundimin e saj brenda rregullave dhe normave që janë universale, mbyllja e dyerve të selisë për PD nga peng Basha apo Lul brava është akt i shëmtuar siç është i shëmtuar futja e eksponentëve të armatosur të qeverisë dhe banditëve në selinë e demokratëve, kjo është shtëpia e lirisë dhe jo e armëve.

Këta zotërinj anëtarë të komisionit të përkohshëm që ka bërë lojë me brava në mënyrë të turpshme e ka nisur dhe bitisur Lulzim Brava, por s’ka bravë forcë që mund të ndalojë kë të revolucion pa zbatuar vendimet e anëtarëve të tij”, tha Berisha.

Këto akuza Berisha i ka bërë fillimisht kur shkoi për herë të parë në selinë e PD bashkë me grupin e Rithemelimit, pasi kishin votuar shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvendin e organizuar nga ish-kryeministri.

***

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë mbërritur në selinë blu ku pritet të zhvillojnë një mbledhje.

Në një komunikim për media Berisha falenderoi protestuesit që iu përgjigjën thirrjes së tij për protestuar në mbrojtje të interesit kombëtar.

Berisha akuzoi Ramën dhe Bashën se kanë tradhtuar çështjen kombëtare, ndërsa theksoi se PD e rithemeluar mbi vlera konservatore dëshmoi se është avokatja më e madhe e çështjes kombëtare.

Mësohet se një nga dyert e sallave të PD ku do të mblidhet Komiteti i Rithemelimit është hapur me forcë.

Ish-kryeministri Berisha shoqërohej brenda selisë së PD edhe nga mbështetës të tij, të cilët herë pas herë kanë lëshuar edhe thirrje kundër kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha gjendet aktualisht në selinë blu, ku është duke zhvilluar një takim me deputetët e PD.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në selinë e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar këtë mesditë në selinë e Partisë Demokratike.

Berisha sapo ka mbërritur te selia e partisë, ku shoqërohet nga mbështetësit e tij dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

Berisha pritet të zhvillojë mbledhjen e radhës të Komisionit të Rithemelimit.

Ajo vjen vetëm një ditë pas protestës së mbajtur në Tiranë kundër ardhjes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Shqipëri për takimin e “Ballkanit të Hapur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat