Pastori Ylli Doçi tregon ritualet për festën e Krishtlindjes

Shqipëria

Pastori Ylli Doçi tregon ritualet për festën e Krishtlindjes

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 20:33
Ylli Doçi

Vetëm një ditë na ndan nga data 25 dhjetor që është dhe dita ku mijëra njerëz në botë festojnë Krishtlindjet.

Një festë fetare që bashkon njerëzit, zemrat e tyre pranë Zotit  dhe njeri-tjetrit. Për të folur më shumë rreth kësaj feste dhe mënyrës së të festuarit këtë pasdite në emisionin e pasdites “Jeto me Orën” në RTV Ora ishte i ftuar, Kryetari i vëllazërisë Ungjillore, edhe 5 të rinj besimtarë të cilët na sollën atmosferën e Krishtlindjeve në studio, Aby Beiler,  Joshua Beiler, Nikol Begu, Hanah Beiler dhe Simon Begu.

Yli Doçi teksa shpjegoi sesi besimtarët festojnë në ditën e Krishtlindjes, nuk hezitoi të përcjell mesazhe sensibilizuese, motivuese , duke thënë se duhet të duam sa më shumë njëri-tjetrin. Pasi, sipas tij dashuria e Perëndisë është shumë e madhe.

“Krishtlindja është një kohë që duhet të kujtojmë  njëri-tjetrin, pasi Perëndia krijoi gjithë atë dashuri për ne. Ndaj është koha të duam dhe të përcjellim sa më shumë dashuri”, u shpreh pastor Ylli Doçi.

Më tej, ai tregoi ritualin sesi festojnë. Ai tha se dëgjojnë dhe këndojnë këngë që lidhen me Krishtin, ndezin qirinj, etj.

“Këndojmë, këngë që janë thurur për të kapur aspekte të Krishtlindjes. Mblidhemi me njëri-tjetrin dhe ndezim qirinj. Jezusi është drita e botës, na tregon të ardhmen. Pema e krishtlindjes është nga vitet 1800, ngjyra e kuqe dhe e bardha simbolizojnë që Jezusi është krijesa më e madhe. Në fund të datës 25 ne ndezim qiriun e Krishtit”, u shpreh Doçi.

Ndërkohë, që edhe pesë të ftuarit performuan këngë të Krishtlindjeve, gjë e cila e gjallëroi më shumë studion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat