"Ski" në rrugën me akull, shikoni si është përmbysur makina në aksin Bulqizë-Peshkopi

Shqipëria

"Ski" në rrugën me akull, shikoni si është përmbysur makina në aksin Bulqizë-Peshkopi

Më: 3 janar 2022 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Akulli në rrugë kthehet në burim aksidentesh, tek Pishat në Bulqizë.

Ndonëse nuk ka prani të dëborës, aksi nacional Bulqizë-Peshkopi është kthyer në burim aksidentesh kryesisht në orët e para të ditës.

Dy automjete kanë dalë nga rruga në vendin e quajtur "Pishat" si pasojë e pranisë së akullit në asfalt.

Nga batimi i dy automjeteve kanë mbetur të lënduar disa persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky segment rrugor është vazhdimisht problem në stinën e dimrit për shkak të pranisë së akullit, ndërsa firma mirëmbajtëse kujtohet të hedhë kripë vetëm kur ka reshje dëbore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat