Aksident i katërfishtë te rrethrrotullimi i Selitës, plagoset një pasagjere

Shqipëria

Aksident i katërfishtë te rrethrrotullimi i Selitës, plagoset një pasagjere

Më: 7 janar 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar sot në Unazën e Madhe në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident janë përfshirë mjetet me drejtues shtetasit M. J., L. K., E. H., dhe K. V.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja M. J., e cila ndodhej në mjetin me drejtuese shtetasen me inicialet M. J.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat