Gazi lotsjellës nga selia e PD, protestuesit bien nga shkallët

Shqipëria

Gazi lotsjellës nga selia e PD, protestuesit bien nga shkallët

Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në katin e dytë të partisë Demokratike është hedhur gaz lotsjellës teksa disa nga mbështetësit e Berishës po ngjiteshin përmes shkallëve metalike.

Si pasojë e gazit disa prej tyre kanë humbur ekuilibrin duke rënë nga shkallët.

Gjatë rënies, njëri prej tyre është përplasur me xhamat anësorë duke u gjakosur.

“Vetë Berisha ka bërë thirrje jashtë selisë së Partisë Demokratike për ndalimin e dhunës. “Hiq dorë nga dhuna. Protesta është paqësore”, ka deklaruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat