Gazetari publikon pamjet, ja si duket kati i dytë i selisë së PD-së, Basha ka mbetur i bllokuar: Janë kërkuar ambulanca

Shqipëria

Gazetari publikon pamjet, ja si duket kati i dytë i selisë së PD-së, Basha ka mbetur i bllokuar: Janë kërkuar ambulanca

Nga: G.B Më: 8 janar 2022 Në ora: 13:54
PD

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet brenda katit të dytë të PD-së, ku ka mbetur i bllokuar Basha.

Përmes postimi në Facebook ai tregon gjendjen ku salla e mbledhejve është bosh ndërsa e vetmja zyra që ka mbijetur është zyra e Bashës, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se janë kërkuar ambulanca pasi ka nevojë për ndërhyrje mjekësore brenda selisë.

Postimi i plotë:

Pamjet cfare po ndodh brenda katit te dyte te PD-se.

Me në fund pamjet nga brenda katit të dyte, ku ka mbetur i bllokuar Basha.

Salla e mbledhjeve duket qe eshte bosh, e braktisur. Pa tavoline dhe pa karrike.

E vetmja zyre ku jane mbledhur ata qe i mbijetuan rrethimit, eshte zyra e Bashes…

Jane kerkuar ambulanca me urgjence sepse ka nevoje per nderhyrje mjekesore brenda selise se PD-se…

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat