Rama thirrje demokratëve: Më keni në dispozicion, ngrihuni dhe çajeni këtë…!

Shqipëria

Rama thirrje demokratëve: Më keni në dispozicion, ngrihuni dhe çajeni këtë…!

Më: 9 janar 2022 Në ora: 13:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur bashkëbisedimin e tij me demokratët me një thirrje për këta të fundit, që të ngrihen për të shpëtuar partinë më të madhe opozitare në vend.

Sipas kreut të qeverisë, ka ardhur koha që demokratët të çajnë dyshen Berisha-Basha, që sipas tij, është një mbetje e ndarë në gjysmë, pasi nuk i duhet dhe nuk i vlen askujt lufta që ata po bëjnë për interesin e tyre persona.

“Nuk do të humbasë asnjë minutë për t’u marrë me këto dy persona, sepse kam humbur shumë kohë duke u marrë me ta, vetëm në ndonjë rast ekstrem. Po merrem, sepse për shkak të këtyre dy personave po shkatërrohet një aset i rëndësishëm, opozita e këtij vendi, dhe për shkak se për shkak të tyre Shqipëria u bë gazi i botës. Këta dy persona nuk fitojnë dot zgjedhje me PS, jo për shkak të regjimit, as për shkak të patronazhistëve, as për shkak të bandave, etj, por për një shkak të thjeshtë, sepse këta janë pakicë në popull. Këta janë një pakicë në popull dhe janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. Por, dëmi që bëjnë, shkon përtej tyre. Që të dy janë në një kacafytje personale për një interes krejt personal. Harrojeni që njëri po mbron PD nga agresioni anti-amerikan dhe tjetri po mbron dinjitetin njerëzor. Këto janë përralla.

Ky është një qamet i madh, një fund tragjikomik i një politike, që prej 30 vitesh ka përsëritur të njëjtën gjë, dhe sot është katandisur ta përsërisë për herë të fundit në oborrin ku ajo politikë është plazmuar për 30 vite. Është koha, miqtë e mi demokratë, për t’u ndarë nga kjo politikë, është koha për t’iu varur teneqet të dyve. Për mua nuk është çështje votash, por është një thirrje për të shpëtuar institucionin e opozitës. Shpresoj të gjenden forca që ta çajnë këtë, ndërkohë që ne jemi këtu në dispozicion, që cdo gjë të bëhet në paqe e urtësi. Nuk i duhet askujt, nuk i vlen askujt, në djall të vejë edhe vetë pushteti, nëse Shqipëria nuk shkon mirë”
, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat