Nebiaj tregon dëmet në PD: Gjuha e urrejtjes po mbillet nga persona të paskrupullt

Shqipëria

Nebiaj tregon dëmet në PD: Gjuha e urrejtjes po mbillet nga persona të paskrupullt

Më: 11 janar 2022 Në ora: 17:31
Ori Nebiaj

Anëtarja e kryesisë së PD, Ori Nebiaj ka publikuar videon e rradhës me pamjet e dëmeve të shkaktuara nga protesta përballë selisë blu. Që prej datës 8 janar, të gjithë deputetët dhe demorkatët që mbështesin Bashën vazhdimisht kanë postuar pamje dhe video nga dëmet e shkaktuara.

Nebiaj tha se demokratët duhet të reflektonin lidhur me atë që kishte ndodhur duke hequr dorë nga mbështetja e dhënë ndaj ish kryeministrin për të cilin ajo shprehet se të gjithën po e bënte për interesa personale.

Anëtarja e Kryesisë së PD, Ori Nebiaj:

Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar.

Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli.

Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na çon askund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat