Silva Bino tregon se çfarë po ndodh me pandeminë në vendin tonë

Shqipëria

Silva Bino tregon se çfarë po ndodh me pandeminë në vendin tonë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 18:37
Silva Bino

Vala e infeksionit nga mutacioni “Omicron” ka filluar të dobësohet. Ekspertët e institutit të shëndetit publik deklarojnë se dy javët e fundit infektimet janë ulur.

“Përsëri incidenca mbetet e lartë, por dy javët e fundit kemi një ulje që vihet re, kjo tregon se vala e infeksionit ka filluar të bjerë”, thotë Silva Bino.

E pyetur nëse do të ketë lehtësim apo heqje të masave anti-COVID, Bino thotë se kjo do të varet nga niveli i vaksinimit të popullatës.

“Këto janë masa që duhen diskutuar edhe në kontekstin e Omicronit, por edhe në kontekstin e mbrojtjes së popullatës, masat janë hequr në ato vende ku ka përqindje të lartë vaksinimi”, shton mjekja.

Për herë të parë shefja për sëmundjet infektive në ISHP shprehet optimiste për fundin e afërt të pandemisë. “Besoj se pandemia është drejt fundit, natyrisht qarkullimi i varianteve më pak të renda do të çoj në atë përfundim”.

Por ekspertët sqarojnë se vaksinimi anti-Covid do të vazhdojë  pasi koronaviruset dhe në veçanti SARS -coV-2  do të vijojnë të jenë në qarkullim.

“SARS-coV-2 do të ekzistojë por me forma më të lehta. Kjo kërkon një vaksinim të vazhdueshëm”, shton Bino. Zyrtarisht në vendin tonë janë të vaksinuar më një dozë 46%e popullsisë me 1 doze dhe 42% me të dyja dozat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat