Rrihet me sende të forta i riu

Shqipëria

Rrihet me sende të forta i riu

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 12:39
Ilustrim

Një sherr masiv ka ndodhur në Tiranë ku raportohet se ka mbetur i plagosur një person.

Policia njofton se S. S. dhe L. Sh, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë, kanë goditur me sende të forta,  E. A., 34 vjeç. Ky i fundit raportohet se ka marrë plagë nga dhuna e ushtruar por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po punohet për kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S. S. dhe L. Sh, sepse në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. A., 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i kanë dëmtuar xhamat e automjetit. Punohet për kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat