Sfida me e madhe e këtyre 30 viteve, Kumbaro : Kemi gjobitur 3 kryetarë bashkie

Shqipëria

Sfida me e madhe e këtyre 30 viteve, Kumbaro : Kemi gjobitur 3 kryetarë bashkie

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 13:36
Mirela Kumbaro

Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, e ftuar në një emision televiziv është shprehur se për mos grumbullimin e plehrave janë gjobitur 3 kryetarë bashkie.

Këto gjoba si duket vijnë në kuadër të zbatimi të urdhrit të kryeministri Edi Rama në lidhje me pastrimin e mbetjeve.

Kemi gjobitur kryetarët e bashkive të Malësisë së Madhe, Poliçanit dhe Krujës për këtë gjë pikërisht. Jo më larg e vitin e kaluar në Gjirokastër patëm situatë të tilla Nuk mund t’ia toleroj qytetit tim të zemrës që në një nga faqet e malit të ketë pirgje me plehra dhe për këtë janë vendosur16 gjoba nga policia bashkiake”, tha Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e cilësoi si një sfidë shumë të madhe që po përballet qeveria shqiptare në këto 30 vite.

Ligji i menaxhimit të integruar të mbetjeve e shpjegon shumë qartë se çfarë parashikon. Kur hidhni mbetjet në qese në kosh, që nga ai moment nuk mendoni më për këtë se është detyrë e bashkisë, ajo i mbledh i çon në një pikë fundore. Se kjo gjë nuk është e thjeshtë, kishim një pikë fundore landifillin vetëm atë të Bushatit. Kemi 7 landfille, që i shtyp i kompreson  apo i kapsulon, ose inceneratorët,  ku mbasi bëhet ndarje ose krijohet energji dhe avull. Po përballemi me sfidën e ketyre 30 viteve. Vetëm një landfill kishim për qarkun e Shkodrës  dhe Vau i Dejës, ai i Bushatit. Në 2020 u ribë strategjia e integruar e mbetjet se çfarë ndodh,  hedhin në gropa apo i përpunojmë. Kemi ngritur 7 pika në Maliq, Bushat, Delvinë, në Vlorë, landifilli e inceneratori i Fier, Elbasan dhe i Tiranës”, u shpreh Kumbaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat