Basha për inceneratorët: Komisioni Hetimor zbuloi skemën se si u vodhën 430 mln euro

Shqipëria

Basha për inceneratorët: Komisioni Hetimor zbuloi skemën se si u vodhën 430 mln euro

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 10:53
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se puna e Kuvendit duhet të orientiohej drejt asaj që e quan “vjedhja e shekullit”, ëështja e inceneratorëve.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha deklaroi se kjo është vjedhja e shekullit, dhe këtë e ka vërtetuar më së miri Komisioni Hetimor.

Sipas kryedemokratit, Komisioni Hetimor ka zbuluar se si është ndërtuar skema për vjedhjen e 430 mln eurove.

“Nga kjo sallë e Kuvendit, sot pritet të diskutohet një rend dite për marrëveshje rutinë. Do ishin simbolike nëse korrupsioni dhe paratë e drogës, nuk do e kishin kthyer Spanjën në një prej destinacioneve të preferuara për trafikimin e drogës. Ky është një nga shqetësiomet kryesore të drejtësisë së vendeve europiane. Këtu në këtë sallë me miratimin e kësaj marrëveshje, të vetmit që nuk duhen të krekosen, janë ata që janë detyruar ta sjellin marrëveshjen.

E rënduar sië është Spanja me rekorde kriminale, problemi i kryesor i vendit është korrupsioni qeveritar. Ftesat për të braktisur denoncimet e aferës së shekullit mbajeni për veten. Nëse do të kishit një fije dinjitet, nëse nuk jeni skllevër të numrit 1. Duhet të flisnit për inceneratorët, për atë që u kapët me presh në duar. Ëdo ditë po dëgjojmë në komision se si ka ndodhur vjedhja. Po dalin përpara syve të shqiptarëve. Si është ndërtuar dhe strukturar skema. Si është planifikuar vjedhja e 430 mln eurove. Skemë që pëfshin ministritë kryesore. Komisioni po zbardh se pse Edi Rama nuk mund të lajë gishtat nga përgjegjësia duke bërë kurban vetëm ministrat.

Njerqëzit e kuptojnë se koka e këtij korrupsioni është koka e qeverisë. Komisioni po vërteton se asgjë nuk ka ndodhur pa miratimin e tij. Kjo është arsyeja. Edi Rama e mbylli komisionin, por u rihap vetëm pas presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve. Dëgjesat e ditës së parë konfirmuan vjedhjen e 430 mln euirove. Me gjithë përpjekjet për ta ndërprerë, së pari, pagesat me paratë e shqiptarëve, kanë filluar dy vjet. Në mes të pandemisë, këta faturuan 850 mijë euro fluturime” – tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat