I ishte kthyer në makth prej kohësh, e mitura denoncon në Polici 24-vjeçarin

Shqipëria

I ishte kthyer në makth prej kohësh, e mitura denoncon në Polici 24-vjeçarin

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Një djalë i ri i ishte vënë nga pas një të miture në Përmet, duke iu bërë asaj makth.

Policia bën me dije se 14-vjeçarja, pasi është ndjerë e bezdisur dhe e shqetësuar nga përndjekësi i saj, i është drejtuar Komisariatit të Policisë.

Mësohet se blutë e Përmetit bënë ndalimin e shtetasit A. Z., 24 vjeç.

Ai akuzohet tani për ‘Përndjekje’ dhe do të hetohet pas hekurave nga Prokuroria e Përmetit.

NJOFTIMI

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit A. Z., 24, banues në Përmet, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 14 vjeçe.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Z. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat