Dhunimi i Kalasë së Lezhës, identifikohen 4 të mitur si autorë: E përdorin oborrin për të luajtur me top

Shqipëria

Dhunimi i Kalasë së Lezhës, identifikohen 4 të mitur si autorë: E përdorin oborrin për të luajtur me top

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Policia ka identifikuar 4 të mitur si autorë të dyshuar të dhunimit të Kalasë së Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 20 shkurtit dhe u konstatua mëngjesin e së dielës nga punonjësit e kalasë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë me dije se të miturit e përdornin oborrin e Kalasë për te luajtur me top, ndërsa së fundmi, roja nuk i ka lejuar që të futen pa prere biletat.

Katër të miturit nga mosha 13 deri ne moshën 15 vjeç, kanë gjetur rastin kur në zyrën e informacionit nuk ndodhej njeri, dhe kane shtyrë shkëmbinjtë nga muret e kalasë duke i hedhur.

Te miturit janë marrë në pyetje në komisariatin e policisë së Lezhës në prani te psikologut dhe me pas janë lënë të lirë.

Specialisti i Monumenteve të Kulturës, Ded Margjoni tha se dëmi është i konsiderueshëm.

Në këtë Monument Kulture mungon roja gjatë natës, çka mund të ndalonte një fenomen të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat