Meta: Shqetësim, shlyerja e detyrimeve të prapambetura të konsumatorëve

Shqipëria

Meta: Shqetësim, shlyerja e detyrimeve të prapambetura të konsumatorëve

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:16
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta priti këtë të martë në takim drejtoren Ekzekutive të Qendra “Konsumatori Shqiptar”, Ersida Teliti.

Kreu i shtetit u shpreh se ndanë disa vlerësime lidhur me shqetësimin e bërë publik, për vendimet jo transparente dhe abuzuese, siç i quan ai, të institucioneve financiare jo banka, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të konsumatorëve.

“Zonja Teliti më njohu më konkretisht me veprimet e parregullta të ndërmarra, në mungesë të plotë të transparencës dhe dijenisë për këto detyrime financiare, që po shkaktojnë një tronditje të rëndë ekonomike, sociale dhe psikologjike, duke cënuar cilësinë e jetës së shumë familjeve shqiptare.

E sigurova se do të ndërmarr të gjitha nismat e duhura, në bashkëpunim me Bankën Qendrore dhe institucionet e niveleve të tjera, në respekt dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të arsyeshme, gjithmonë në interesin e konsumatorëve shqiptarë”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat