Pandemia, Mali i Zi heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë

Shqipëria

Pandemia, Mali i Zi heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:19
Pika kufitare e Shqiperisë dhe Malit të Zi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i Zi ka lehtësuar masat anticovid për hyrjet në vend.

Nga sot, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me Covid19. 

Si dhe janë gjithashtu të përjashtuar nga kërkesa për të paraqitur një rezultat negativ të testit PCR para hyrjes.

Ministria thekson se të gjithë do të lejohen të hyjnë pa kufizime në Hungari, për sa kohë që disponojnë dokumente të tjera të vlefshme udhëtimi, si një pasaportë, ose një vizë për ata që nuk mund të hyjnë në vend pa viza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat