Ironia e “sozisë” së Edi Ramës: Falenderoj sponsorat rusë që na mundësuan daljen në protestë

Shqipëria

Ironia e “sozisë” së Edi Ramës: Falenderoj sponsorat rusë që na mundësuan daljen në protestë

Më: 15 mars 2022 Në ora: 19:24
Florjan Binaj

Aktori Florjan Binaj ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me deklaratën e tij. Binaj falenderoi sponsorat rusë, të cilët bënë të mundur daljen në protestë të tyre. Binaj ftoi të gjithë qytetarët që të marshojnë të shtunën, për të treguar se nuk nënshtrohen dot.

“Unë dua të bëj një falënderim për sponsorat rusë që na bënë të mundur të dalim në protestë.

E zëmë se ne paskemi marrë lekë nga Rusia, po ata që kanë lënë vendin dhe janë larguar, kush i ka sponsorizuar. Rusia i ka sponsorizuar. Edhe Putin, ka opozitë. Por ky nuk e pyet fare.

Kjo është një betejë për të vërtetën. E vërteta do sjelli drejtësinë. U bëj thirrje të gjithëve, të marshojmë të shtunën, për t’i treguar se nuk na mbledh askush. Policëve që janë këtu, vuajnë njësoj si ne dhe ata”, tha Binaj.

Ai ka thënë se ata nuk janë financuar nga Rusia dhe i bëri thirrje personazheve publikë që të bashkohen në manifestimin e ditës së shtunë.

“E ka bërë qeverinë si vodka, absolute, vetëm ai. E zëmë se kemi marrë lekë nga Rusia për këto protesta, pora to që kanë ikur jashtë shtetit kush i ka sponsorizuar? Rusia? Edhe Putini ka opozitë, e le e nuk e pyet. Por ky i joni as e lë e as e pyet. Ftoj të gjithë kolegët e mi që të vijnë këtu te protesta. Kjo është betejë për të vërtetën. Po ushqehemi për gënjeshtër.

E vërteta do të sjellë drejtësi. Ju bëj thirrje të gjithëve të marshojmë ditën e shtunë paqësisht, e të tregojmë që ne nuk na blenë askush. Në gjakun tonë do të jetë dëshira për liri, faleminderit”, tha aktori i Portokallise qe luan “sozine” e Edi Rames.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat