Protestat kundër rritjes së çmimeve/ Pedagogu i njohur paralajmëron policinë

Shqipëria

Protestat kundër rritjes së çmimeve/ Pedagogu i njohur paralajmëron policinë

Më: 19 mars 2022 Në ora: 21:57
Pamje nga protesta

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, ka paralajmëruar se do përdorin forcë qoftë edhe fizike nëse iu cenohet e drejta e tyre për të çuar deri në fund kauzën e protestës.

Në një deklaratë për mediat përpara kryeministrisë, Goci tha se janë të gatshëm të luftojnë për të  drejtat e tyre, ndërsa shton se protesta do të vazhdojë.

Ai ka paralajmëruar edhe policinë duke thënë: Herën tjetër që do na vijnë të na pengojnë le t’i bëjnë llogaritë mirë.

Ervin Goci: Nëse na cenohet e drejta do përdorim forcën qoftë edhe fizikisht, për të ruajtur të drejtën e protestës. Nuk pranojnë që të trajtohemi si hiç, dhe sikur jemi të dobët. Jemi të gatshme të luftojmë për të gjithë t drejtat tona. Organizatorët e kësaj proteste janë qytetarët, pavarësisht bindjeve që kanë. Jemi njerëz që kemi luftuar për interesin publik. Unë s’dola të mbyllë protestën, sepse protesta është e hapur. Herën tjetër që do na vijnë të na pengojnë le t’i bëjnë llogaritë mirë. Protesta do vazhdojë në ditët në vijim. Shqipëria ka hyrë në një periudhë ku e keqja ka prekur në kockë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat