“Punonjësit, të rrezikuar”, Bino: Testim urgjent dhe me ilaçe

Shqipëria

“Punonjësit, të rrezikuar”, Bino: Testim urgjent dhe me ilaçe

Më: 20 mars 2022 Në ora: 20:28
Silva Bino

Instituti i shëndetit publik duhet të niste testimin e punonjësve të stabilimentit të pulave por ata ende nuk kanë raportin përfundimtar me emrat e stabilimenteve te infektuara.

Bino shpjegon se konsumatori nuk riskon nga virusi H5N8 por punonjësit e fermave mund të infektohen.

Silva Bino u kërkon fermerëve të marrin masat e duhura për të siguruar veshjet e duhura me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi tek pularritësit.

Në laboratorin e ISHP janë  gati kitet  e testimit  për punonjësit e stabilimentet si dhe trajtimi i tyre me tamiflu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat