Gjata: Reforma në Drejtësi ka kushtuar deri më tani 300 mln euro, gjykatat bosh, SPAK-u i çalë

Shqipëria

Gjata: Reforma në Drejtësi ka kushtuar deri më tani 300 mln euro, gjykatat bosh, SPAK-u i çalë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 21:56
Juristi Clirim Gjata

Juristi Clirim Gjata u shpreh se reforma në drejtësi ishte një projekt i madh i nivelit të dytë apo të tretë të BE.

Ai tha se Reforma në drejtësi ka kushtuar deri më tani 300 mln euro dhe se sot kemi gjykata të boshatisura e një SPAK të çalë.

Çlirim Gjata: U tha se duhet të bëjmë reformën në drejtësi se nuk hyjmë në BE. Sa kemi lëvizur drejt BE-së këto vite? Zero progres e ndikim në ekonomi. Kjo reformë ishte një projekt i madh i nivelit të dytë apo të tretë të BE. Nuk ishte projekt i ardhura nga nivele të larta.

Projekt për të lëvruar ca para. Reforma në drejtësi ka kushtuar deri më tani 300 mln euro. Sot kemi gjykata të boshatisura, SPAK i çalë, ka shkuar deri në nivel deputeti e ish-ministrash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat