Përplasja me armë në Lezhë, arrestohet kreu i njësisë administrative Kallmet

Shqipëria

Përplasja me armë në Lezhë, arrestohet kreu i njësisë administrative Kallmet

Më: 2 prill 2022 Në ora: 12:22
Besnik Simoni

Kreu i njësisë administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simoni është arrestuar nga policia e shtetit.

Simoni mbeti i plagosur ditën e djeshme me armë zjarri nga Altin Marku. Arrestimi i Simonit u bë për shkak se edhe ai ka qëlluar me armë ndaj Markut.

Mësohet se ka patur shkëmbim zjarri mes tyre, ku Simoni i është përgjigjur të shtënave të Markut, duke qëlluar me armë në drejtim të tij.

Masa e arrestit me burg iu komunikua ditën e sotme Simonit tek spitali i Traumës në Tiranë, aty ku ndodhet i shtruar që nga dita e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat