“Sa bukur je veshur sot”/ Gjykata lë në burg drejtorin e shkollës

Shqipëria

“Sa bukur je veshur sot”/ Gjykata lë në burg drejtorin e shkollës

Më: 2 prill 2022 Në ora: 12:37
Rrahman Çela

Rrahman Çela, drejtori i shkollës 9-vjeçare në Lushnje, që u akuzua se ngacmoi seksualisht një të mitur është lënë sot në burg nga gjykata.

Gjykata e ka parë të arsyeshme akuzën e nxënëses dhe ka marrë masën ‘arrest me burg’ për drejtorin deri në përfundim të hetimeve.

Çela  u arrestua ditën e djeshme pas denoncimit të bërë nga e mitura 15-vjeçare dhe nga prindërit e saj.

Drejtori ishte mësues  i një  lënde në këtë shkollë, dhe mësohet se ai e ka ngacmuar vajzën duke i bërë komplimenta. Vajza ka treguar se ai i kishte thënë “Sa bukur je veshur sot!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat