Blinin online 50-she euro të falsifikuara dhe i hidhnin në treg, arrestohen 5 adoleshentë në Tiranë

Shqipëria

Blinin online 50-she euro të falsifikuara dhe i hidhnin në treg, arrestohen 5 adoleshentë në Tiranë

Më: 4 prill 2022 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Pesë adoleshentë janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Në kuadër të operacionit "Money Scam” u bë arrestimi i - E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale "Falsifikimi i monedhave", kryer në bashkëpunim dhe "Mashtrimi".

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se "këta shtetas, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara nëpërmjet rrjeteve sociale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës."

U sekuestrua një sasi e konsiderueshme e kartëmonedhave të prerjes 50 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat