11 kg heroinë në shtëpi, arrestohen tre gra shqiptare në Zvicër

Shqipëria

11 kg heroinë në shtëpi, arrestohen tre gra shqiptare në Zvicër

Më: 4 prill 2022 Në ora: 15:38
foto ilustrim

Tre shqiptare janë arrestuar nga policia zvicerane, pasi u kapën me 11 kg heroinë. Policia kantonale e Cyrihut kontrolloi në pronën e një shqiptarje nga kosova 65-vjeçare me banim në Embrach, të dyshuar për tregti të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë, katër kilogramë lëndë për përpunim droge dhe sasi të vogla kokaine e marihuanë, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale, të Cyrihut.

Një shtetase 27-vjeçare nga Shqipëria e cila ndodhet me qëndrim të parregullt në Zvicër dhe një 23-vjeçare tjetër, po ashtu shtetase shqiptare, por me banim në Embrach, janë arrestuar pasi akuzohen për shtije të lëndëve narkotike.

Tri gratë e arrestuara u dërguan në zyrën e prokurorit publik Winterthur/Unterland, pasi policia kishte hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat