Berisha: Unë iu dal si lugati në ëndërr socialistëve dhe Edi Ramës

Shqipëria

Berisha: Unë iu dal si lugati në ëndërr socialistëve dhe Edi Ramës

Më: 5 prill 2022 Në ora: 20:37
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se me rikthimin e tij në Partinë Demokratike ai do të bëjë të mundur rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

Sipas Berishës, ai ka qenë i vetmi i cili i ka mundur dy herë socialistët.

Duke folur në një intervistë në A2CNN Berisha tha se socialistëve dhe Edi Ramës ai iu del ende në ëndërr atyre,

“Sali Berisha sot është personi i vetëm që i ka mundur socialistët dhe dy herë Edi Ramën. Socialistët e dinë që nuk kanë ndonjë problem me Sali Berishën, se Berisha nuk ka bërë luftë klasash përkundrazi. Ata veçse janë begatuar në periudhën e qeverisjes së tij. Ndërsa nomenklatura e dinë që i kanë kohët e vështira me Sali Berishën; Sali Berisha i ka larguar nga pushteti dhe do t’i largojë nga pushteti. Është edhe kjo një motiv i vërtetë. Ata i ka kapur kompleksi i lugatit. Sali Berisha i lë pa gjumë, u del si lugati, i ka mundur dy herë socialistët. Dhe do t’i mundë sërish në këtë rikthim të tretë”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat