Protesta në rrugën e Kombit/ Ndalohet në Han të Hotit kryetari i të përndjekurve politik në Mirditë

Shqipëria

Protesta në rrugën e Kombit/ Ndalohet në Han të Hotit kryetari i të përndjekurve politik në Mirditë

Më: 11 prill 2022 Në ora: 14:12
Kol Nikolli

Kryetari i të përndjekurve politik në Mirditë, Kol Nikolli është ndaluar në Han të Hotit, teksa tentonte të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë.

Ndaj Nikollit ishte lëshuar një urdhër-arresti, në lidhje me protestën e zhvilluar në muajin mars për çmimet ku u bllokua Rruga e Kombit, në hyrje të Rrëshenit.

Por Nikolli është habitur, pasi thotë se nuk ka qenë fare pjesëmarrës në atë protestë.

Rritja e çmimit të hidrokarbureve solli reagimin e qytetarëve të cilët zhvilluan protesta në qytete të ndryshme. Protesta e nisur në Tiranë u pasua nga disa qytete të Shqipërisë dhe disa dhjetëra persona bllokuan në shenjë revolte rrugën e Kombit , ndërsa ndaluan qarkullimin e automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat