Covid-19 në Shqipëri/ 17 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Shqipëria

Covid-19 në Shqipëri/ 17 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Më: 11 prill 2022 Në ora: 19:00
foto ilustrim

Në 24 orët e fundit numri i infektimeve me COVID ka pësuar rënie të ndjeshme. Mësohet se 17 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 545 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar ka ndërruar jetë nga COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 10 pacientë, nga të cilët 1 në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,378 që nga fillimi i epidemisë. Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 9 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Pogradec, 1 në Divjakë, Tepelenë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 210
Fier 44
Vlorë 38
Elbasan 18
Korçë 19
Berat 12
Gjirokastër 9
Shkodër 6
Durrës 4
Lezhë 3
Kukës 1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat