Ligji i ri/ 1000 paund gjobë për drejtuesit e automjeteve që ...

Shqipëria

Ligji i ri/ 1000 paund gjobë për drejtuesit e automjeteve që ...

Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:46
Ilustrim

Me 1000 paund do të gjobiten shoferët në Angli nëse drejtojnë automjetin me simptoma të "etheve të barit" (një nga alergjitë më të zakonshme të stinës së verës".

Simptomat përfshijnë tështitje, kollë, hundë të lëngshme ose të bllokuar, sy të skuqur ose të përlotur, kruajtje të fytit, gojës, hundës, veshëve, humbje të nuhatjes, dhimbje rreth tëmthit dhe ballit, dhimbje koke dhe dhimbje veshi.

Disa nga këto nuk janë të përshtatshme për të drejtuar mirë automjetin.

Sipas ekspertëve simptomat e lartpërmendura klasifikohen si “dështim për të pasur kontroll të plotë të automjetit”, ndërsa tashmë do dënohen me 1000 paund gjobë, drejtuesit e automjeteve që nuk e respektojnë këtë rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat