Zgjedhja e presidentit të ri/ Taulant Balla kërkon edhe përfshirjen e opozitës: Të gatshëm për dialog

Shqipëria

Zgjedhja e presidentit të ri/ Taulant Balla kërkon edhe përfshirjen e opozitës: Të gatshëm për dialog

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:12
Zgjedhja e presidentit të ri/ Taulant Balla kërkon edhe përfshirjen e opozitës: Të gatshëm për dialog

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ftuar opozitën të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së ri të presidentit.

Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, Balla shprehet se në javët në vijim duhet dialog me grupet parlamentare dhe opozitare në Kuvend.

Kuvendi i Shqipërisë është vendi i dialogut konstruktiv. Ne duhet të ndahemi nga modelet bajate të së shkuarës në të gjitha format e saj dhe të punojmë së bashku për të ardhmen.

Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në të cilin Kuvendi i Shqipërisë do të investohet gjatë javëve në vijim, do të reflektojë gatishmërinë tonë për dialog me grupet parlamentare opozitare në Kuvend.

Ne do t`i japim Shqipërisë një President normal dhe krejtësisht të ndryshëm nga presidenti në largim”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat