Qëlloi me armë policinë në një operacion për arrestimin e tij, kush është Elis Suçi bashkëpunëtori në grabitjen në Kamëz

Shqipëria

Qëlloi me armë policinë në një operacion për arrestimin e tij, kush është Elis Suçi bashkëpunëtori në grabitjen në Kamëz

Më: 19 prill 2022 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Elis Suçi në kërkim si bashkëpunëtor i grabitjes së filialit të postës në Kamëz, është një emër i njohur për policinë e shtetit.

Në skedarët e bluve rezulton se Suçi, në kërkim gjithashtu për grabitje të tjera në Tiranë, qëlloi me armë ndaj efektivëve të Policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij. Ngjarja u shënua në mars të po këtij viti në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz.

Në momentin që e ka kuptuar që po e ndiqte policia, Suci ka qëlluar me pistoletë dhe është larguar. Nga të shtënat fatmirësisht nuk pati të lënduar.
“Kamëz, në rrugën “Nënë Tereza”, pranë një hoteli, shërbimet e policisë kanë ndjekur një person të shpallur në kërkim për vjedhje kryer në bashkëpunim, me masë sigurie “Arrest në burg”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësit”, kryer nga Komisariati i Policisë Kamëz

Shtetasi Elis Suçi, në momentin që e ka kuptuar që po e ndiqte policia, ka qëlluar me pistoletë dhe është larguar. Shërbimet e Policisë Kamëz, grupe të forcës së posaçme Shqiponjat dhe të Operacionales të DVP Tiranë po krehin zonën me qëllim kapjen e tij”, thuhej në njoftimin e policisë.

Emri i Suçit në grabitjen e filialit të postës në Kamëz, doli nga shoku i tij pas arrestimit. Sipas dëshmisë së Algert Kurtit, i vënë tashmë në pranga, Suci ka vëzhguar zonën dhe kur në filial nuk ka patur njerëz ka njoftuar shokun e tij të afrohej me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat