Ambasadorja e SHBA pret kreun e ri të KLP: Punoni me trasparencë e integritet

Shqipëria

Ambasadorja e SHBA pret kreun e ri të KLP: Punoni me trasparencë e integritet

Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:13
Foto nga takimi

“Është thelbësore që KLP të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë”- është ky mesazhi i dhënë nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, për drejtuesin e ri të këtij institucioni, Fredi Balla.

Ndërsa uroi për detyrën e re kreun e KLP, ambasadorja Kim shprehu edhe një herë mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi.

“U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Thelbësore që KLP të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi.” shkruan ambasadorja Kim në një postim në twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat