Mziu: Është absurde që të konsiderohet fuqiplotë kuvendi i datës 11 dhjetor, i ka shkarkuar të gjithë

Shqipëria

Mziu: Është absurde që të konsiderohet fuqiplotë kuvendi i datës 11 dhjetor, i ka shkarkuar të gjithë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 21:50
Mziu

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Xhelal Mziu, Deputet i PD-së u shpreh se m7 mars PD është mbledhur dhe i ka kërkuar dorëheqjen Bashës.  

Ai tha se me daljen e vendimit të gjykatës ka qenë një qëndrim ndryshe dhe tha se është absurd që të konsiderohet fuqiplotë kuvendi i datës 11 dhjetor sepse ka shkarkuar çdo strukturë.

Mziu: Më 7 mars jemi mbledhur dhe i kemi kërkuar dorëheqjen Bashës dhe kemi kërkuar me ngul që të ndodhë bashkimi i PD-së dhe të dyja palët të jenë promotorë në këtë bashkim. Edhe kur nuk ishte një vendim gjykata ne kemi kërkuar një bashkim.

Ky nuk është një zë që ka ardhur në këtë moment, por fiks pas 6 marsit. Kemi kërkuar që të kemi një komision të përbashkët dhe një zgjidhje se si mund të ndodhë bashkim i partisë. Me daljen e vendimit të gjykatës ka qenë një qëndrim ndryshe. Është absurde që të konsiderohet fuqiplotë kuvendi i datës 11 dhjetor sepse ka shkarkuar çdo strukturë të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat