Gjykata mban të ngrirë PD, Ivi Kaso: Alibeaj nuk është legjitim, do e ndjekim në rrugë ligjore

Shqipëria

Gjykata mban të ngrirë PD, Ivi Kaso: Alibeaj nuk është legjitim, do e ndjekim në rrugë ligjore

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata e Tiranës e ka dërguar në Apel dosjen për vulën e Partisë Demokratike. Vendimi është marrë pas kërkesës së bërë prej Enkelejd Alibeaj kundër Kuvendit të 11 dhjetorit. Për Ivi Kason veprimi është i padrejtë dhe do të ndiqet në rrugë ligjore për të gjithë përgjegjësit.

Çështja e vulës së Partisë Demokratike do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit.

Vendimi është marrë nga Blerina Muça me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundit kërkoi prishjen e vendimit  të datës 25 mars të Agron Zhukrit.

Kalimi i dosjes në Apel është paraprirë nga Sali Berisha, i cili ka akuzuar ambasadoren Yuri Kim se ka ndërhyrë në proces.

Por vetë diplomatja amerikane përmes një postimi në twitter ka deklaruar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi dhe të inkurajojë për një drejtësi të pavarur.

Edhe një herë ajo ka theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

Yuri Kim: Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO. SHBA e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë - sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Vendimin e ka kundërshtuar Ivi Kaso, sipas të cilit Alibeaj nuk kishte të drejtë legjitime për të bërë ankimimin.

Ivi Kaso: Vlen të theksohet se Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të përfaqësuar Partinë Demokratike pasi zyrtarisht nuk ka asnjë funksion në PD. Për të qenë kryetar i komanduar në PD, duhet të ketë një vendim të Këshillit Kombëtar të PD e cila njërin nga nënkryetarët ta komandojë si kryetar. Ai nuk është as nënkryetar pasi vetë ka ngritur pretendimin se vendimi i gjyqtares Blerina Muça nuk ka marrë formë të prerë.

Këtë kontradiktë të madhe juridike gjykata e ka pasur të zgjidhur në tryezën e saj të punës. Një fakt i fundit që ka ndodhur tre ditë përpara ka qenë për një kërkesë proceduriale që ne kemi paraqitur. Gjyqtarja nuk duhet të ishte përfshirë në procesin e shortit. As Zhukri nuk është përfshirë në procesin e shortit. Nëse një gjyqtar përjashtohet nga shorti, edhe gjyqtarja që ka gjykuar sot duhet të ishte përjashtuar. Arsyeja e parë për të cilën gjyqtarja rrëzon kërkesën sot është se Komisioni i Rithemelimit nuk është pjesë e ankimit të paraqitur nga Enkelejd Alibeaj.

Gjithësesi tashmë do të jetë Gjykata që do të marrë një vendim përfundimtar, ndërsa zgjedhjet e kryetarëve të rinj në rrethe vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat