​Moti i i keq ndalon punën në portin e Shëngjinit

Shqipëria

​Moti i i keq ndalon punën në portin e Shëngjinit

Më: 22 prill 2022 Në ora: 20:10
Shëngjini

Moti i keq me shi dhe erë të fortë sidomos pas mesdite në Shqipëri, ka sjellë probleme edhe në Portin e Shëngjinit.

Kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla detare.

Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri ne 6 ballë në drejtimin jug/lindje.

Era e fortë dhe kushtet atmosferike kanë bërë që të bllokohet lundrimi për dy ditë me radhë, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat