Edhe në Shqipëri rekomandohet doza e katërt e vaksinës, Ja kush dhe kur duhet ta marrë

Shqipëria

Edhe në Shqipëri rekomandohet doza e katërt e vaksinës, Ja kush dhe kur duhet ta marrë

Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:31
Foto nga vendi i ngjarjes

E ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të lirojë ndjeshëm masat kufizuese rekomandon dhe dozën e katërt të vaksinës për qytetarët e moshës mbi 60 vjeç si dhe për ata me sistemin imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes.  

Drejtoresha e ISHP-së Silva Bina i bën apel grupmoshave nën 50 vjeç të vaksinohen.

“Kemi akoma qarkullim të shtamit BA1 dhe BA2. Shtamet e Covid-19 po pësojnë mutacione të vazhdueshme prandaj rrisku mbetet aktual. Pavarësisht uljes së rasteve vaksinimi është masa më e rëndësishme që mbron nga hospitalizimet dhe vdekja.  Është tepër e rëndësishme, pavarësisht çdo lloj ndryshimi. Ne do vijojmë të ndjekim procesin e vaksinimit në gjithë vendin”

Por kur mund të bëhet kjo dozë e katërt e vaksinës?

“Pas muajit të katërt deri në muajin e 6-të, mesatarisht muajin e 5 pas dozës së tretë"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat